Luis Enrique tregon çfarë e befason nga Ronaldo
enrique
Luis Enrike vendos ta shikojë pozitivisht barazimin që Spanja mori në Portugali, pavarësisht se këta të fundit u ndalën dy herë nga shtylla.

Trajneri i thuri elozhe Kristiano Ronaldos dhe tha se Adama Traore duhet të vazhdojë në këtë mënyrë sepse do t’i sjellë shumë gjëra pozitive kombëtares së Spanjës.


RONALDO – “Mendoj se gjëja më mahnitëse dhe që më befason më shumë nga ai, por edhe nga Leo Mesi është fakti që vitet kalojnë dhe ata vazhdojnë të luajnë në nivele të larta. Numrat dhe statistikat që kanë na habitin të gjithë”.

NDESHJA – “Të dyja skuadrat patën raste për të shënuar. Mendoj se ne bëmë një sfidë me nivel të lartë dhe me intensitet. I drejtë apo i padrejtë rezultati nuk është se më intereson shumë. Unë pashë shumë gjëra pozitive te skuadra ime. Nuk duhet të harrojmë që luanim ndaj kampionëve të Europës”.

DOMINIM – “Luajtëm mirë në pjesën e parë dhe sidomos në 30 minuta. Ishim mirë me apo pa top. Në të dytën ndeshja ishte më e balancuar. Skuadra ime luajti me ritëm”.

TRAORE – “Adama ishte Adama. Kështu dua që të jetë gjithmonë, me kapacitetin e tij për të kaluar kundërshtarët në çdo moment. Dha një pasim spektakolar për Dani Olmon, por ai nuk e shënoi. Kur një futbollist si ai nuk e ndalin dot, atëherë do të përdorin dy. Kjo na sjell avantazh”.

luis enrike

FATI – “Ai ka luajtur shumë te Barcelona. Do të luante edhe në këtë ndeshje, por më duhet të bëja zëvendësime dhe na interesonte të luanim si skuadër. Do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet e ardhshme”.

PORTUGALIA – “Kur ata sulmonin, ishin të rrezikshëm, por ne krijuam raste më shumë sesa kundërshtari. Rezultati është i drejtë, por nuk do të ishte dramë nëse do të fitonim”.
Shtuar më 08/10/2020, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori