Luks i shfrenuar, njihuni me vajzën e Roman Abramovich (FOTO LAJM)

Roman Abramovich nuk është një nga ata që kursen, si në fushë me Chelsea-n e tij, ashtu edhe në jetën private.

The Sun ka bërë të ditur se pasuria në sterlina e pronarit të Bluve është rreth 9.8 miliardë dhe në të ardhmen do të menaxhohet nga 7 fëmijët e tij, gjithmonë nëse nuk do të shpenzohet në blerje luksoze.

Abramovich nuk frenohet nëse bëhet fjala për të investuar, veçanërisht për luks, mjafton të mendohet për vilën në Kensington prej 125 milionë sterlinash që fillimisht ka qenë një ambasadë ruse, Chelsea Waterfront, një bashkëpronësi me vlerë 30 milionë sterlinash me apartamente prej 6.000 metrash katrorë që do të kompletohet në vitin 2021.

Duke qëndruar te pasuritë e patundshme, dallohet vila 78 milionë sterlinash në Antibes, ferma në Kolorado, SHBA, 18 milionë sterlina dhe hoteli në Tel Aviv me vlerë 17 milionë sterlina.

Sforco ekonomike më shumë se të përballueshme për njeriun e 140-të më të pasur të planetit.

Trashëgimtarët e pasurisë së tij janë fëmijët, 7, me djalin Arkadiy (i parë shpesh në Stamford Bridge) në pole position dhe që është vënë në lëvizje, duke parë se ka kërkuar të blejë aksione të CSKA-së së Moskës.

Vajza Sofia është më aktivja e familjes, e diplomuar në Royal Holloway University, ajo i kalon ditët në Instagram duke treguar jetën e bukur mes jahteve, festave dhe pushimeve të luksit.


Shtuar më 19/11/2020, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori