"Ma sugjeruan Ronaldon në të kaluarën", Moratti: Ky sezon mbaroi
I intervistuar nga mikrofonat e “La Politica del Pallone”, ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, ka folur në 360 gradë për klubin zikaltër. Jo më përpara, megjithatë, se të shprehte opinionin e tij lidhur me temën e rinisjes së kampionatit:

“Sinqerisht, të isha unë që vendosja, do të përpiqesha të mbroja atletët dhe do të synoja menjëherë te kampionati i ardhshëm. Është e mundur të gjendet edhe një akord ekonomik me televizionet, por përfundimi i kampionatit që ka nisur më duket diçka e kotë dhe e forcuar. E konsideroj virusin ende diçka serioze, duhet të bëjmë kujdes.
Nga pikëpamja sportive, më pas, po krijojmë një përbindësh: 20 ndeshje brenda një muaji do të vendosnin në rrezik edhe kampionatin e ardhshëm, ka mundësi të larta që shumë lojtarë të dëmtohen. Dhe futbollistët, nëse do të infektoheshin, rrezikojnë ta përcjellin virusin në familjet e tyre dhe ndoshta të prekin persona të moshuar e delikatë”. Dhe nuk ka munguar një thumbim drejtuar Aleksandër Ceferinit, numrit një të UEFA-s: “Po nxiton për të përfunduar sezonin, por më duket një qëndrim absolutisht i gabuar”.
KONTE-MURINJO – Duke u rikthyer te temat e lidhura ngushtë me ambientet zikaltër, Morati ka nisur të flasë për Antonio Konten: “Jep shpirtin në gjithçka që bën. Kam shpresa të mëdha tek ai. Ngjashmëri me Zhoze Murinjon? Janë dy profesionistë seriozë që japin shumë dhe me intensitet të madh. Besojnë 100% në atë që bëjnë”.

Elozhe edhe për presidentin aktual Stiven Zhang, i cilësuar nga Morati “një djalosh i ndjeshëm dhe inteligjent, që është përballur me situatën me shumë seriozitet dhe ndjenjë përgjegjshmërie. A më mungon bota e futbollit? Më mungon adrenalina, që në futboll është gjithmonë konstante. Më mungon shumë dialogu me të tjerët, mundësi që e kam edhe tani, por më përpara nga ana ime ekzistonte një mundësi për ta shpërblyer. Diçka që tani nuk mund të bëj, as në një klub tjetër: jo se nuk ka pasur mundësi të tjera, por nuk do të më pëlqente”.Konte

“TRIPLETA” – Morati nuk ka harruar të rikthehet për një moment te “Tripleta”, që këto ditë bën dhjetëvjetorin. “Aspekti më i bukur ishte rikthimi në Milano i Ligës së Kampioneve, e fituar edhe më përpara nga familja ime. Pika e fortë e asaj skuadre ishte karakteri që kishin ata futbollistë dhe një raport i madh reciprok, me vëmendje të madhe në stërvitje dhe në punën e kryer nga të gjithë”.

MERKATO – Disa batuta edhe lidhur me merkaton e ardhshme: “Lautaro? Do të varet shumë nga ai. Lexoj që Barça po bën disa oferta marramendëse të cilave është vështirë t’u thuash ‘jo’. Tonali? Është i zoti, por me karakteristikat e tij kemi Sensin”. Kalohet te një emër që vetë Morati ia ka sugjeruar kohë më parë Interit: Erling Haland, bomberi i Borusias së Dortmundit.

Ish-presidenti megjithatë lë të kuptohet se ka ndryshuar mendje: “Të bën ta marrësh, aq i fortë sa është, pa harruar që nuk ka treguar ende maksimumin e tij. Megjithatë, në atë rol kemi Lukakun”. Nga e kaluara konfirmohet pengu Kristiano Ronaldo: “Ma kishte sugjeruar Suarez, por kushtonte shumë”. Tregon edhe se i kishte këshilluar Erik Tohirit të merrte Paulo Dibalën në kohët e Palermos: “Është një lojtar që më pëlqen shumë, ka gjithçka për të fituar zemrat e tifozëve”.Messi

Më pas normalisht vjen Mesi, që Morati e cilëson “ëndrra me sy hapur e të gjithëve. Ende sot mbetet futbollisti më i fortë në botë, por nuk mendoj se largohet nga Barcelona”. Në mbyllje, një batutë mbi autobiografinë e Xhorxho Kielinit, që po bën shumë të diskutohet: “Është një djalosh inteligjent dhe disa nga batutat për shokët e skuadrës nuk i kanë funksionuar. Urrejtja sportive për Interin? Është diçka që mund të lejohet”.
Shtuar më 19/05/2020, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori