Magjia që na pret sonte, vazot e Champions-it "premtojnë" surpriza
Mbrëmjen e kësaj të enjteje, pritet të sjellë shumë emocione dhe surpriza.

Duke filluar nga ora 18:00, nga Forumi “Grimaldi” në Monako do të hidhet shorti i kampionatit magjik të Champions Leagues.

32 ekipe do të mësojnë fatin e tyre për në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Diçka që vihet re në ndarjen e skuadrave në vazot përkatëse është se 4 ekipet e kualifikuara nga Premier League janë të ndara në 3 vazo, konkretisht Man. City në të parën, Man. United dhe Tottenham në të dytën, ndërsa Liverpooli në të tretën; ekipet spanjolle janë grumbulluar të gjitha në vazon e parë, me përjashtim të Valencias (vazo e tretë).

Kjo për shkak se në vazon e parë përfshihen automatikisht kampioni në fuqi, që është Reali i Madridit, fituesi në fuqi i Europa League, me Atletico Madridin që triumfoi në finalen e majit të këtij viti, si dhe ekipet kampione të 6 ligave më të forta europiane, duke përfshirë këtu edhe Barcelonën që fitoi La Ligën.

Tashmë pritet të marrin formë edhe 8 grupet me nga 4 skuadra të kësaj faze, në të cilat nuk mund të vihen përballë njëra-tjetrës ekipe të të njëjtit shtet.

Vazo 1: Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Manchester City, Juventus, Paris St-Germain, Lokomotiv Moscoë.

Vazo 2: Borussia Dortmund, Porto, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Napoli, Tottenham Hotspur, Roma, Benfica.

Vazo 3: Liverpool, Schalke, Lyon, Monaco, Ajax, CSKA Moscoë, PSV Eindhoven, Valencia.

Vazo 4: Red Star Belgrade, Viktoria Plzen, Club Brugge, Galatasaray, Inter Milan, Hoffenheim, Young Boys, AEK Athens. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2018, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori