Majlinda jo e vetmja, ja sportistët shqiptarë që kanë fituar medalje para saj (FOTO)

Majlinda Kelmendi është sportistja e vetme që i ka sjellë shtetit të Kosovës (të njohur ndërkombëtarisht) medaljen e parë olimpike.

Por, ajo nuk është sportistja e vetme shqiptare që ka fituar medalje olimpike. Më parë këtë e kanë bërë edhe Shaban Tërstena (Mundje), Aziz Salihu (Boks) dhe Shaban Sejdiu (mundje).

Me këtë rast i biri i legjendës së boksit Aziz Salihut, Mentori, ka postuar në rrjetin social Facebook një fotografi ku ka përfshirë katër medalistët shqiptarë.

“Shqiptarët e olimpiadave. Shaban Trstena, Aziz Salihu, Shaban Sejdiu dhe Majlinda Kelmendi”, ishte shkrimi në foton si më lart të postuar nga Mentor Salihu.
Shtuar më 09/08/2016, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori