Majlinda Kelmendi: Kam refuzuar miliona për Kosovën
Majlinda Kelmendi është shprehur se asnjëherë nuk ka menduar të përfaqësojë asnjë shtet tjetër përveç Kosovës.

Kampionia Olimpike ka deklaruar se pavarësisht ofertave të majme që ka marrë nga shtet e të tjera, i ka refuzuar lehtësisht sepse ëndrra e saj ka qenë që të përfaqësojë Kosovën.

“Kam pasur dëshirë që të përfaqësoj Kosovën dhe jam shumë e lumtur sepse e kam ëndërruar këtë moment.

Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera. Nuk ka para në botë që mund të më bëjë të ndihem si sot”, ka thënë Majlinda pas fitores së medaljes së Artë.

Kelmendi u shpall mbrëmë kmapione Olimpike duke triumfuar në kategorinë deri 52 kilogramë.
Shtuar më 08/08/2016, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori