Me makinë 265 mijë paund, rojet nuk e njohin lojtarin e City, tërbohen shokët e skuadrës
Xhon Stons i ka blerë vetes një makinë “Rolls Royce” me vlerë 265 mijë paund. Por dhurata e fundit i ka hapur probleme mbrojtësit të Sitit për të hyrë në qendrën stërvitore mëngjesin e së mërkurës.

Sipas “The Sun”, stafi i sigurisë nuk e ka njohur 25-vjeçarin dhe e ka ndaluar në hyrje për të identifikuar kush fshihej pas mjetit luksoz.

Kjo procedurë shtoi trafikun dhe shokët e skuadrës që vinin më pas u nervozuan duke u rënë borive, pasi nuk e dinin se përse ishte bllokuar hyrja.



Shtuar më 23/01/2020, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori