Manchester United prek gjysmëfinalen pas 120 minutash lojë, mposht minimalisht Copenhagen(VIDEO)
Manchester United ka arritur të kualfikohet në gjysmëfinale të Europa Lague pasi mposhti me shumë vështirësi Copenhagen.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer arriti të fitonte vetëm pas 120 minutave lojë, me rezultatin minimal 1:0.

Në kohën e rregullt të ndeshjes, United gjetën golin në minutën e 45’ me anë të Mason Greenëood, por ky gol u anulua nga teknologjia VAR.

Kështu, skuadrat mbyllen 90 minutat e rregullta me rezultatin e pastër, 0:0.

Me të filluar vazhdimet, United fitoi një penallti në minutën e 94’, të cilën në gol e konvertoi Bruno Fernandes.

Goli i portugezit doli të ishte ai që kishte peshën e gjysmëfinales për ‘Djajtë e kuq’.

Manchester United do të pres ndeshjen mes Wolverhampton Wanderers dhe Sevilla për të mësuar kundërshtarin e radhës.
Shtuar më 10/08/2020, ora 23:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori