Manchesteri fiton lehtë, Chelsea në krizë (VIDEO)
Pëlqej
Janë zhvilluar sot ndeshjet e kampionatit anglez të futbollit. Manchester United ka arritur të marrë një fitore jo të vështirë në fushën e tij kundër Wiganit me rezultatin 2-0.

Autorë të golave për vendasit kanë qënë Evra në minutën e 45 dhe Hernandez në minutën e 77 ndërkohë që miqtë e kanë mbyllur ndeshjen me 9 lojtarë pas daljes së dy lojtarëve me karton të kuq.

Chelsea sërish ka pësuar humbje në shtëpinë e Birmingham duke u futur kështu në një krizë. Për skuadrën vendasve ka shënuar golin e fitores Bowyer në minutën e 17 të pjesës së parë.

Blackpool fiton kundër Wolverhampton me rezultatin 2-1 ku autorë të golave kanë qënë Varney në minutën e 3 dhe Harewood në të 44 për vendasit kurse pë miqtë ka shkurtuar diferencën Doyle.

Bolton mposht Newcastle me rezultatin 5-1. Golat në këtë takim I kanë shënuar, Davies (2) në minutat 18 dhe 90, Lee në minutën e 39 dhe Elmander (2) në minutat 50 dhe 72 për vendasit ndërsa për miqtë golin e vetëm e ka shënuar Carrol në minutën e 52.

Stoke City ka marrë një fitore të thellë në fushën e West Bromwich me rezultatin 3-0 ku golat i kanë shënuar Etherington në minutën e 55 dhe Walter (2) në minutat 85 dhe 90. (albeu.com)

Shikoni golat:

Manchester United - Wigan
http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/WqKG88iZCaUDhMWvnzbN/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">

Birmingham 1 -0 Chelsea

Manchester United - Wigan
http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/fEWjQpTMGLNldI905aVi/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">
Shtuar më 20/11/2010, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori