Maqedonia nis ndeshjet me një minut heshtje, në nderim të viktimave në Shqipëri
Tërmeti që goditi Shqipërinë ditën e djeshme ka bërë që futbolli në vend të shtyhet për këtë javë dhe të njëjtën gjë bëri edhe Kosova me ndeshjet e Kupës, të planifikuara të luheshin sot dhe u vendos të luhen nesër.

Ndërkohë, zisë Kombëtare të Shqipërisë, i është bashkuar edhe Federata e Futbollit në Maqedoni.

Ata kanë vendosur që të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sot për kampionatin maqedonas, do të nisin me një minutë heshtje.

Ky vendim u mor nga federata e futbollit duke respektuar personat që humbën jetën nga shembjet e ndërtesave për shkak të tërmetit.

Natyrisht në Maqedoni jetojnë shqiptarë të shumtë të cilët nuk i kanë kursyer ndihmat e tyre për vendin tonë dhe këtij solidarizimi tashmë do t’i bashkohen të gjitha klubet e futbollit dhe futbollistët.
Shtuar më 27/11/2019, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori