"MARCA" acaron tifozët e Tottenhamit: Ju u urrejnë të gjithë vetëm për këtë arsye
Nuk i ka shpëtuar hijes së skandalit supersfida e sotme mes Realit dhe Totenhemit dhe shkak për këtë është bërë një shkrim i gazetës madrilene “Marca”.

Një profil që mban firmën e Enrike Ortegas bënte një historik të klubit londinez në faqet e brendshme të të përditshmes spanjolle, në të cilin shkruhej se “për shkak të origjinës hebraike të Totenhemit, ata janë një klub që përçmohen nga klubet e tjera”.

Marca” i kishte kushtuar një faqe të plotë kësaj specialeje, e cila tërboi Spërsat. Gazeta u distancua menjëherë, duke thënë se e gjithë kjo polemikë lindi për shkak të përkthimit të keq të fjalës “urrejtje” dhe u shfajësua se nuk kishte aspak qëllim për të denigruar historinë e klubit, që është themeluar nga një biznesmen i ri me origjinë nga Izraeli. /albeu.com/

Shtuar më 17/10/2017, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori