"Marca" publikon fanellën e re të Ronaldos tek Juventus


Duket se transferimi i Ronaldos te klubi torinez, Juventus nuk është vetëm një thashethem merkatoje.

Tahshë është bërë e ditur se edhe presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez, ka rënë dakort që nëse Juventus paguan shumë e duhur Ronaldo do të lirohet.

Por së fundmi ky lajm është përforcuar akoma më shumë ku tabloidi Marca ka shpërndarë një foto ku shihet fanella e re e Ronaldos tek klubi i Juventus

Fotoja tregon një fanellë të Juventusit ku shkruhej Ronaldo dhe me numrin 7 , duke sugjeruar se Ronaldo do të mbajë përsëri numrin e tij të famshëm.

Ky numur në sezonin e kaluar mbahej nga Juan Cuadrado por nëse Ronaldo vjen në klub gjithçka mund të lëviz./albeu.com/
Shtuar më 05/07/2018, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori