Marca: Xherdan Shaqiri një nga dështimet e kampionatit gjerman në merkaton e janarit
Gazeta spanjolle
Marca me seli në Madrid, ka zbuluar deshtimet e merkatos së janarit në kampionatin gjerman të futbollit.
Mes emrave që i konsideron si transferime të dështuara
Marca përfshin edhe sulmuesin e Liverpoolit
Xherdan Shaqirin, shkruan Albeu.com.
Shaqiri kaloi te Bayern
Munich i blerë nga Baseli, në shkurt 2013, por ajo që dha në Bundesligë duket se nuk ka mjaftuar për "ta kaluar klasën” në këndvështrimin e "
Marca". Kjo e fundit, duke u ndalur në rastin e Shaqirit, shkruan:
"
Xherdan Shaqiri është sot pjesë e Liverpool të Jürgen Klopp. Ai e provoi fatin në Bundesligë, kur ishte 21 vjeç. Pas disa viteve të mira te Basel, ai arriti në klubin bavarez, në shkurt të sezonit 2012-2013.
Shaqiri nënshkroi për pesë sezone dhe Bayern
Munich pagoi më shumë se 10 milionë euro për të.Lojtari i Zvicrës nuk gjeti vend në skuadër në sezonin 2014-2015, ndaj shkoi tek Interi". Shkruan
Marca. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2018,
ora 11:37