Marca zbulon arsyen pse nuk flasin më Ramos dhe Ronaldo
Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos kanë fituar gjithsej 15 trofe së bashku për Real Madridin, por dyshja nuk flasin më me njëri tjetrin.

Sipas "Marca", Ramos dhe pjesa tjetër e skuadrës së Real Madridit, përveç Marcelos, janë distancuar nga Ronaldo pas reagimit të ktij të fundit për Luka Modric, ku Kroati e mundi në garën për Topin e Artë.

Ronaldo besonte se kishte bërë çdo gjë për ta fituar çmimin për herë të gjashtë dhe dha deklaratë për mediat Italiane ku i shprehu urime Luka Modric por në mënyrë ironike.

"Urime Luka Modric për çmimin e fituar, por vitin tjetër do të takohemi përsëri dhe do japë çdo gjë nga vetja që fituesi i radhës të jem unë. Në fushë kam bërë çdo gjë për ta fituar Topin e Artë, statistikat nuk gënjejnë dhe për këtë gjë jam ende I lumtur, un luaj për një ndër klubet më të mira në botë", tha Ronaldo.

Ronaldo dhe Ramos do të takohen sot nga ora 20:45, në një miqësore ku përballen kombëtaret e tyre, Portugalia dhe respektivisht Spanja.
Shtuar më 07/10/2020, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori