Marcelo kundër Ronaldos: Klubi mbi të gjitha
Mbrojtësi i skuadrës së Real Madrid, Marcelo ka folur për krizën që po kalon aktualisht skuadra spanjolle. Ndër të tjera ai tha se largimi i Cristiano Ronaldo-s ishte i papritur, por klubi është mbi të gjitha. Ai foli gjithashtu edhe për sfidën ndaj Barcelonës që do të luhet këtë të dielë në orën 16:15.

“Përfundimi i pushimeve dhe kthimi në rutinën e Real Madridit pa Cristiano Ronaldon ishte befasues për ne, ne menduam që ai nuk do të largohet.
Real Madrid është një klub i madh, Cristiano Ronaldo është një lojtar i madh gjithashtu, por klubi është më i madh së çdo lojtar.
Historia e Real Madridit është impresive dhe Cristiano Ronaldo i’a ka shtuar edhe një pjesë historisë së këtij klubi, por Real Madrid nuk do të ndalet.

Lojtarët ndërrojnë, ndalojnë së luajturi, pensionohet por Real Madridi do të mbetet këtu përgjithmonë.
Para ndeshjes së të dielës në El Clasico, Marcelo po ashtu a thënë se orari është i rëndësishëm dhe ka ndonjëherë ndikim në paraqitje të lartë të klubit.

Të luash në Camp Nou dhe përfaqësimi i kësaj steme është një gjë shumë e mrekullueshme, ndjenja është e mrekullueshme edhe kur tifozët janë kundër juve, sepse kjo ju motivon juve”, tha Marcelo. /albeu.com/

Shtuar më 26/10/2018, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori