Martial tek Barcelona është një mundësi reale që pret vendimin e katalanasve
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, i është përgjigjur interesimit të Barcelonës për Anthony Martialin. Barca dhe Arsenal janë vënë në kontakt me Unitedin për yllin francez.

Sa i përket interesimit të Arsenalit, përgjgija ka qenë negative, por Barcës i është treguar çmimi, por edhe një mundësi shkëmbimi, shkruan Diario Gol. Mësohet se Mourinho në këmbim e ka kërkuar mesfushorin Ivan Rakitic, si pjesë të marrëveshjes.

Mourinho është një tifoz i madh i kroatit dhe beson në stabilitetin dhe përvojë e tij, që do t’i kryente punë mesfushës së Unitedit, veçanërisht pasi Michael Carrick largohet në fund të sezonit.

Barca mund të jetë e gatshme të bëjë këtë ndërrim, vetëm nëse e siguron yllin e Schalkes, Leon Goretzkan, atëherë gjërat mund të ndryshojnë. / albeu.com /

Martial po kalon momente te mira te Manchester United këtë vit
Shtuar më 12/10/2017, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori