Mavraj i dërgon këtë mesazh Francës para ndeshjes
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj premton se Kombëtarja do të japë maksimumin edhe në sfidën e dytë ndaj Francës.

Duke folur për mediat pak minuta para stërvitjes së Kombëtares në Perros Guirec, Mavraj tha se ndeshja me vendin organizator do të jetë vendimtare.

“Është një ndeshje më shumë e rëndësishme se sa më Zvicrën, futemi në një takim për mbijetesë. Nëse arrijmë një rezultat të mirë me Francën, kemi një shans.

Ne në Shqipëri nuk kemi asgjë për të humbur, do të mundohemi shumë për Francën, për ta vënë në vështirësi sa më shumë.

Pas ndeshjes është shumë e lehtë për ta analizuar. Është hera e parë që jemi në këtë turne. Është normale që jemi të ngarkuar me emocione. Është një gjë që kemi dëshirë me ua kthyer tifozëve”,u shpreh Maraj.
Shtuar më 12/06/2016, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori