Mayweather nuk u lejua të luante "bastin më të çmendur" në histori
Pëlqej
Boksieri amerikan Floyd Mayweather hyri në duelin e 26 gushtit ndaj Conor McGregor me një fitim të garantuar prej 100 milionë dollarësh, shumë që shkoi në 350 milionë pas pëfundimit të sfidës. Por “ESPN” konfirmon sot se kampioni i padiskutueshëm i boksit ka synuar që ta rriste edhe më shumë fitimin e tij, duke u përpjekur që të vinte një bast të majmë në favorin e tij.

Mayweather është përpjekur të vendosë një bast prej 400 mijë eurosh në një pikë bastesh në Las Vegas, në orën 15:30 të pasdites së 26 gushtit, pak orë para fillimit të sfidës. Fitorja e Mayweather kuotohej me 1.50, çka do të thotë që fitimi i tij do të ishte rreth 200 mijë dollarë, por ai bast nuk u vendos asnjëherë. Rregullat nuk lejojnë që një sportist të vërë bast për veten e tij dhe kjo pengoi boksierin amerikan të vendosë bastin, përcjell Telesport.

Më tej, Mayweather është përpjekur të vendosë një tjetër bast për veten e tij, se do ta fitonte me “KO” duelin, por edhe një herë tjetër basti i tij është refuzuar, duke e detyruar boksierin të dalë “kokëulur”. Pra, kampioni i dorezave është refuzuar dy herë që të vendosë bast për veten e tij. siç dihet, Mayweather e fitoi duelin me Conor McGregor me “KO teknik” në raundin e 10-të, çka do të thotë se në të dyja rastet, nëse do të kishte vënë bast, do të kishte dalë i fituar.
Shtuar më 02/09/2017, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori