Mbappe prezantohet tek PSG: Jam në klubin më ambicioz
Pëlqej
Kylian Mbappe u prezantua zyrtarisht si lojtari i ri i Paris Saint Germain gjatë një konference për shtyp.

“Është një kënaqësi e madhe për mua të jem pjesë e këtij ekipi. Parisi është një nga klubet më të mira të botës njëherazi më ambicioz e me një projekt shumë të fortë.”

Francezi 18 vjecar deklaroi gjithashtu se ishte shumë pranë qëndrimit tek Monaco por më pas vendosi të transferohej tek PSG:

“Në të vërtetë fillimisht isha pro qëndrimit tek Monaco. Por më pas bisedova edhe me familjen time dhe bashkë morëm vendimin e duhur për t’iu bashkuar këtij grupi kaq të rëndësishëm. Për mua vlen shumë kjo aventurë e re në Paris”.

Sheiku Nasser Al-Khelaïfi, pronar i klubit të Parisit, ishte i pranishëm në këtë konferencë për shtyp për t’i uruar sulmuesit mirëseardhjen. :

“Mirësevjen në shtëpi Mbappé. Jam i sigurtë se bashkë do të shkruajmë faqe shumë të bukura në historinë këtij ekipi. Ky është një moment special për Paris Saint Germain. Mbappé është vetëm 18 vjec por që tani e njeh e gjithë bota”. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori