Mbledhje urgjente te Milani, sfida ndaj Torinos vendimtare për Gattuson
Eliminimi nga Kupa e Italisë ka vënë në diskutim të ardhmen e Gattusos te Milani.

Sipas asaj që raporton "Tuttosport", sfida e radhës me Torinon mund të jetë vendimtare për Rinon.

Pronari i Milanit, Fondi Eliot, është i pakënaqur me ecurinë dhe mosarritja e zonës Champions do të ndryshonte shumë gjëra te kuqezinjtë, pavarësisht se Gattuso ka ende dy vite kontratë me Milanin.

Por, pavarësisht presionit të lartë të orëve të fundit, Leonardo dhe Maldini, kanë qenë prezentë paraditen e sotme në Milanelo për një ballafaqim me skuadrën.

Qëllimi i vizitës së tyre ka lidhje të drejtpërdrejtë me përballjen kundër Torinos, teksa dyshja e drejtuesve ka kërkuar të shkundë futbollistët përpara sfidës që vlen sezonin për kuqezinjtë.
Shtuar më 25/04/2019, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori