Mbretërit vazhdojnë me hapa të sigurtë (VIDEO)
Gonzalo Higuain (Real Madrid)
Real Madrid ka mposhtur me vështirësi skuadrën e Betis-it në një takim shumë interesant, i cili përfundoi me rezultat 2-3, duke shënuar kështu fitoren e 11-të me rradhë për Realin.

I pari shënoi Jorge Molina për betisin edhe atë që në minutën e 10-të.

Nuk zgjat shumë, pas 15 minutash Gonzalo Higuain shënon duke barazuar në 1-1.

Në pjesën e dytë shfaqet Cristiano Ronaldo, i cili kalon në epërsi Realin në minutën e 52-të mirëpo pas vetëm tre minutash (55') barazon Jefferson Montero, 2-2.

Por Reali nuk e mban kot Ronaldon. Në minutën e 73-të ai shënoi golin e fitores për 2-3.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi arrin në 67 pikë, 13 pikë më shumë se sa Barcelona që të nesër luan me Santanderin. /albeu.com/

Shikoni golat:










Shtuar më 10/03/2012, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori