"Mbreti" i merkatos quhet Fali Ramadani, Sane dhe Pjanic dy marrëveshjet e mëdha
Juventusi tashmë po luan me ritëm të plotë ndeshje çdo 3-4 ditë, por trajneri i bardhezinjve, Mauricio Sarri, nuk mendon se skuadra ka nevojë për rotacion në këto momente.

Në konferencën e sotme për shtyp, para derbit kundër Torinos, ai ka folur për sfidën, por edhe për gjendjen e ekipit.

Quhet Fali Ramadani dhe ka lindur në vitin 1969 në Tetovë të Maqedonisë së Veriut nga prindër shqiptarë.

Ramadani jeton në Berlin të Gjermanisë dhe është bashkëpronar i agjencisë për futbollistë “Lian Sports-Agency”, ndërsa në vitin 2015- ishte shpallur si agjenti më i mirë nga “Globe Soccer Awards”.

Por këtë vit, ai është duke e udhëhequr vallen e transferimeve dhe do të mbahet mend gjatë si menaxheri që ka realizuar dy nga goditjet më të mëdha të afatit kalimtar të tanishëm për edicionin 2020-2021.

Disa ditë më parë ai bëri të mundur transferimin e Miralem Pjanic te Barcelona për 60 milionë euro plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh nga Juventusi.

Kjo nuk i mjaftoi Ramadanit, që sot futbollisti që ai menaxhon, Leroy Sane është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Bayern Munich.

Ramadani ishte fotografuar në një nga restorantet e Mynihut teksa drekonte në praninë e Leroy Sane dhe disa personave të tjerë vetëm pak orë pasi 24-vjeçari firmosi kontratën 5-vjeçare me Bayernin.

Në arkat e Manchester Cityt, kampionët e Gjermanisë do të derdhin shifrën prej 50 milionë eurove.

Ramadani mund të jetë aktiv edhe në ditët në vijim, pasi dy yje të tjerë që mund të ndërrojë skuadër e janë nën menaxhimin e tij janë edhe Kalidou Koulibaly dhe Cengiz Under.

Ramadani ka në pronësi edhe sulmuesin shqiptar Armando Sadikun.
Shtuar më 03/07/2020, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori