Mbrojtja bën me "dhimbje koke" De Biasin, ja statistikat e frikshme
Kombëtarja shqiptare dje ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj Ukrainës, por duke treguar edhe disa pika shumë të dobëta. E thënë më mirë, pika më e fortë e skuadrës, mbrojtja tashmë është kthyer në repartin më problematik.

Kuqezinjtë kanë pësuar në dy ndeshje miqësore pothuajse aq gola sa kanë pësuar në gjithë fushatën eliminatore për të shkuar në Francë, raporton Albeu.

Në ndeshjet ndaj Katarit dhe Ukrainës, skuadra e De Biasit ka pësuar 4 gola, ndërkohë që në kualifikuese ka pësuar vetëm 5 gola në 8 ndeshje. Strategu italian tashmë do të ketë një mision të vështirë për të punuar shumë dhe për të korrigjuar gabimet në minutat e para. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2016, ora 10:02
Toto
e Shtunë 4 Qershor 2016, Ora 10:17
Lojtart e kombtares si dhent... Te gjithe perpara ,te gjithe mbrapa por as nje ne pozicionin e vet e as qe e din se cfar ben... Secili njeri tjetrin e akuzon dhe urdheron .... Mbrojta mundohet te shenoj gol...skemi tradit te futbollit e as kultur prandaj rrini e mos shkoni ne france se gazoni dhevin...!
Iliri
e Shtunë 4 Qershor 2016, Ora 11:02
Po se na Shqiptaret Per kritik jemi Champions dhe kemi tradit hehe
KuQeZi
e Shtunë 4 Qershor 2016, Ora 12:10
Toto = tradhtar i kombit.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori