Plas para ndeshjes, McGregor godet Khabib në matjet zyrtare (VIDEO)


khabib000
Të dielën në orën 04:00 të mëngjesit do të zhvillohet dueli për kampion bote në UFC për peshat e lehta mes irlandezit Conor McGregor dhe rusit Khabib Nurmagomedov. Këtë të shtunë u zhvilluan matjet zyrtare në Las Vegas ku nuk munguan incidentet.

Incidenti ndodhi pas peshimit të rusit Khabib me McGregor që fillimisht e goditi në dorë e më pas tentoi ta godiste me këmbë. Asnjë reagim nuk pati nga Khabib i cili ka vendosur që dhunën e tij ta ushtrojë në kafazin e artë.

Conor njihet për natyrën e tij agresive dhe provokuese, por mbetet të shihet nëse të dielën do t’ia dalë të rifitojë titullin kampion bote. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori