Më e dashuruar se kurrë, Agnesa Hadërgjonaj uron të dashurin e ri: U plakshim bashkë (FOTO LAJM)

Pasi i dha fund martesës me ish bashkëshortin, me të cilin ka dhe një vajzë, duket se Agnesa Hadërgjonaj ka gjetur dashurinë e vërtetë, e cila në muajin mars bëri publike lidhjen e saj me partnerin e ri 27-vjeçar, Valdrin Seçi.

Ditën e sotme, Valdrin Seçi feston ditëlindjen e tij i cili ka marrë urime të shumta, por urimin më të bukur e mori nga e dashura e tij, Agnesa Hadërgjonaj.

Agnesa ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory disa momente të bukura që ka kaluar me të dashurin e saj gjatë këtyre muajve, ku i bën dhe një dedikim të bukur teksa i uron atij dhe vetes që të plaken së bashku.

“Momentet më të lumtura janë në krahët e tu. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Mund të qëndroja e humbur në këtë moment për shumë gjatë. Çdo moment që kaloj me ty është një thesar. Të dua më shumë nga ç’mund të përshkruajnë fjalët”- ka shkruar Agnesa.

Shtuar më 30/10/2020, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori