"Më kërkuan të merrja trajnerin vetë në telefon", mesfushori tregon ftesën e çuditshme për kombëtare
Nadiem Amiri ishte një ndër emrat surprizë në listën e kombëtares Gjermane. Mesfushori i Leverkusenit, i cili numëron 24 ndeshje me U21 dhe 6 gola, u ftua nga trajneri Joakim Lëv, teksa ka zbuluar një moment tepër pikant në lidhje me ftesën e tij në kombëtare.

“Më kërkuan të merrja trajnerin e kombëtarestelefon sepse nuk e kishte numrin tim. Në atë moment shpresat e mia u shtuan. E telefonova pas stërvitjes së ditës së enjte dhe më tha se do të isha pjesë e kombëtares së madhe. U lumturova pa masë dhe realizova ëndrrën time”, u shpreh mesfushori i Leverkusenit.
Shtuar më 07/10/2019, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori