Me maskë oksigjeni dhe telefonin përpara, shikoni si e ndjek ndeshjen nga spitali trajneri Gega
Kukësi arriti të fitojë në transfertën e vështirë të Shkodrës ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-4.

Ishte fitorja e dytë e verilindorëve në këtë kampionat pas asaj ndaj Laçit në mesjavë.

Lajme të mira për sa i përket gjendjes së trajnerit Skënder Gega.

“Arkitekti” i Kukësit, është duke e marrë veten dita-ditës.

“Supersport” arriti të siguronte një fotot nga spitali në Turqi, ku tekniku i verilindorëve, shihet teksa ndjek ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë, me maskë oksigjeni.

Fitorja e Kukësit ditën e sotme, duket se ia ka bërë “zemrën mal” trajneri tropojan, i cili urojmë të kthehet sa më shpejt pranë skuadrës.
Shtuar më 29/11/2020, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori