“Më mirë që nuk na erdhi Shqipëria, por Italia”
Qyteza e Perro Guire u miqësua shumë me Kombëtaren dhe me shqiptarët gjatë Euro 2016.

Gjatë periudhës së qëndrimit në këtë vend për Evropianin “Francë 2016”, drejtuesit e qytezës dhe vetë banorët pranë qendrës stërvitore që përdornin kuqezinjtë ishin shumë miqësorë me këta të fundit.

Mirëpo, presidenti i stadiumit të Montpelierit, vendi ku janë përgatitur italianët, është shprehur se ka mbetur i kënaqur që nuk ka qenë Shqipëria, Kombëtarja që do të zhvillonte përgatitjet në këtë impiant.

“Ishin disa Kombëtare si alternativë për të përdorur këtë stadium. Më vjen shumë mirë që nuk ishte Shqipëria, por erdhi Italia. Zvicra dhe Turqia ishin gjithashtu kandidate.

Conte ishte një personazh pozitiv dhe kam biseduar me të për shumë gjëra. Madje, kam mësuar prej tij në lidhje me futbollin”, ka thënë presidenti i Montpelierit. /Albeu.com/
Shtuar më 05/07/2016, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori