Më në fund, Rudina Dembacaj fotografohet krah ish-deputetit Frroku (FOTO LAJM)

Pasi lajmëroi se po divorcohet me babain e vajzës së saj, Aleksin, Rudina Dembacaj është përfolur për një lidhje të re dashurie me ish-deputetin Mark Frroku.

Gjatë inagurimit të lokalit të saj, Rudina kishte falenderuar Frrokun para të gjithëve.

"Si fillim dua të falenderoj Markun që besoi tek unë", ishin fjalët e moderatores, që sipas “Prive.al”, i drejtoheshin ish-deputetit Mark Frroku.

Lidhur me lajmet për romancën, Rudina reagoi duke qeshur:

“Qesh se më keni çmendur me këtë pyetje”,- tha ajo, pa mohuar apo konfirmuar lidhjen me Frrokun.

Mirëpo, “Panorama Plus” ka siguruar edhe një foto të çiftit.

Rudina dhe ish-deputeti shfaqen krah njëri-tjetrit, të ulur në restorantin e Rudinës në Tiranë, siç mund ta shihni në foto.

Megjithatë nuk ka ende asnjë reagim nga dyshja lidhur me lajmet e romancës së tyre të re.

Shtuar më 14/12/2019, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori