Me përjashtimin e City nga Champions, Guardiola drejt Juventusit
Me përjashtim prej dy sezonesh nga Champions League, Manchester City me siguri do të humbasë disa lojtarë kryesorë duke nisur nga merkatoja e verës madje edhe trajnerin Pep Guardiola.

Kapitulli i katalanasit në “Etihad Stadium” mund të quhet i mbyllur me të ardhur qershori. Ky do të jetë shansi i tij i fundit për të fituar Champions League me “Qytetarët”.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, familja Agnelli është afruar ndjeshëm me Pepin, i cili kërkohet me ngulm nga Juventusi në Itali.

Tekniku katalanas mund të ndryshonte krejtësisht lojën e bardhezinjve në Serie A. Juventusi pret prej vitesh një trofeChampions League dhe Pep gjithashtu do të tregojë veten se sa vlen, meqë që kur la Barcelonën nuk e ka fituar më këtë trofe.
Shtuar më 14/02/2020, ora 21:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori