Me zë të lodhur e i trishtuar, publikohet audio-mesazhi i fundit i Maradonas në WhatsApp
Programi televiziv argjentinas Secretos Verdaderos ka publikuar mesazhin e fundit audio Whatsapp të Diego Armando Maradonas, dërguar të dashurit të ish-të dashurës së tij Veronica Ojeda.

Maradona vdiq javën e kaluar në moshën 60 vjeçare, pas një arresti kardiak.

Legjenda e Napolit pikëlloi të gjithë botën, nga Buenos Aires te Napoli me “Stadio San Paolo” që do të emërohet me emrin e fituesit të Kupës Botërore të Argjentinës më 1986.

Dhe ndërsa ka një hetim të vazhdueshëm për të konstatuar përgjegjësinë e mjekut të Maradonës Leopoldo Luque, detaje të tmerrshme po dalin në raporte në lidhje me gjendjen fizike dhe kujdesin e ish-10-shit në ditët para vdekjes së tij,përcjell KosovaPress.

Programi televiziv argjentinas Secretos Verdaderos ka publikuar mesazhin e fundit audio Ëhatsapp dërguar nga Maradona për të dashurin e ish-të dashurës së tij Veronica Ojeda e cila po kujdeset për djalin e vogël të Maradonas, Diego Fernando, i cili është vetëm 7-vjeç.

“Përshëndetje Mario, unë jam Diego”, thotë Maradona me një zë të lodhur.

“Ju mund të mendoni se është e pabesueshme, por unë e shoh Veronikën mirë. Ajo më tha se është me ty tani. Kujdesu për të dhe për engjëllin tim Dieguito, i cili nuk ka asnjë të barabartë. Unë kam shumë djem, por ky do të heq flokët e mi të fundit gri”.
Shtuar më 02/12/2020, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori