Medalja e Champions League, mes objekteve të grabitura nga banda e shqiptarëve (VIDEO)
Publikohen pamjet e aksionit të arrestimit të bandës shqiptaro-spanjolle që vidhnin banesa, mes tyre dhe të lojtarëve të Real dhe Atletiko Madridit.

Në pranga kanë rënë katër shqiptarë dhe një spanjoll.

Shqiptarët kishin arritur të vidhnin edhe një medalje të dhënë për një lojtar të Atletiko Madrid, në finalen e Champions League të vitit 2016, kundër Real Madridit.

Gjatë kontrollit të banesës janë zbuluar sirtare të mbushura plot me bizhuteri ari, por edhe veshje dhe këpucë të shtrenjta, siç janë edhe një palë çizme Versace.

Makina luksoze dhe sasi e konsiderueshme eurosh janë sekuestruar gjithashtu nga policia, në operacionin e 16 tetorit.

Disa nga personalitetet e sportit që kanë rënë pre e grabitjes së shqiptarëve janë Thomas Partey, Alvaro Morata dhe Zinedine Zidane.
Shtuar më 23/10/2019, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori