Media serbe: Tradhëti, Spanja ia kthen shpinën Serbisë, qeveria "e njeh" Kosovën
Qeveria e Spanjës ka dhënë leje që ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2022 me
Kosovën të zhvillohet në territorin spanjoll.
Në këtë mënyrë janë hedhur poshtë spekulimet se
Spanja do ta luaj këtë duel në një terren neutral, transmeton Indeksonline.
Federata e Futbollit poashtu ka caktuar qytetin e Seviljës për të zhvilluar këtë ndeshje.
Media serbe "Skandalozno" e ka quajtur veprimin e Qeverisë spanjolle, si tradhëti.
Sipas tyre,
Spanja duke dhënë dritën e gjelbër për të pranuar
Kosovën në territorin e vet, ia ka kthyer shpinën Serbisë.
Shtuar më 23/02/2021,
ora 18:05