Mediat botërore shkruajnë për fitoren 2-0 të Kombëtares ndaj Lihtenshtejnit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Fitorja 2-0 e Shqipërisë përballë Lihtenshtejnit në kualifikueset e Botërorit 2018 ka bërë buj në mediat botërore. Për faktin se shqiptarët i janë afruar italianëve dhe mund të rihapin shpresat për një kualifikim me performancën e dhuruar kundër Lihtenshtejnit.

Më poshtë janë reagimet e disa prej mediave prestigjize sportive:

“SportMediaset”: Shqipëria e Panuçit i afrohet Italisë. Humbja e Italisë në Spanjë kthehet në asist për Shqipërinë, kombëtarja e drejtuar nga Panuçi fiton 2-0 kundër Lihtenshtejnit dhe shkurton diferencën në klasifikim. Por i duhen 54 minuta për të kaluar në avantazh me Roshin.

“TuttoSport”: Kualifikueset e Botërorit 2018: Mirë Shqipëria e Panuçit. E drejtuar për herë të parë nga Kristian Panuçi, ajo kalon Lihtenshtejnin 2-0 falë golave të Roshit dhe Agollit në pjesën e dytë.

“L’Equipe”: Shqipëria mundur Lihtenshtejnin në kualifikueset e Botërorit në Grupin ku dy vendet e para i “janë premtuar” Spanjës dhe Italisë.

FIFA: Dy fitore në dy për Shqipërinë ndaj Lihtenshtejnit. Skuadra e Panuçit vijon suksesin e fitores 3-0 në Izrael, me një sukses në shtëpi ndaj skuadrës së vogël të Lihtenshtejnit. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2017, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori