Mediat maqedonase ndihen të provokuar nga Shakohoxha (VIDEO)
Shkëndija ka bërë hap të rëndësishëm drejt kalimit në raundin tjetër të Ligës së Evropës. Skuadra shqiptare ka mundur 2:0 skuadrën e njohur çeke, Mlada Boleslav, në stadiumin kombëtar në Shkup.

Për tifozët e Shkëndijës, ‘Ballistët’, ky stadium quhet “Adem Jashari”, e jo "Filipi II" siç e quajnë maqedonasit.

Kjo ka bërë që javët e fundit të ketë reagime të mëdha në mediat serbe, dhe sidomos diSa media në Maqedoni me në krye “Sportmedia.mk”.

Kjo media kërkon që “Digitalb-it” t’i ndalohet hyrja në stadium, pasi komentatori i kësaj kompanie gjatë komentimit të ndeshjes Shkëndija – Mlada, stadiumit “Filipi II”, i referohet si stadiumi “Adem Jashari”, raporton lajmi.net.

Sipas ‘Sportmedia.mk’, ky është një provokim i madh nga komentatori i Digitalb, duke shtuar se si do të ndiheshin shqiptarët nëse mediet maqedonase më 5 shtator gjatë ndeshjes Shqipëri-Maqedoni, thonë se po raportojnë nga stadiumi “Sllobodan Milloshevic” ose “Zeljko Raznatovic Arkan”.
Shtuar më 29/07/2016, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori