Mediat spanjolle: Neymar arrin marrëveshje me Barcelonën
Ditë më parë braziliani Neymar bëri të ditur që është i interesuar të largohet nga Paris Saint Germaini, pasi nuk është i kënaqur me klubin francez.

Mediumi spanjoll Sport.es, që është shumë i afërt me Barcelonën, ka bërë të ditur se Neymar ka arritur marrëveshje personale me katalunasit për rikthim në Camp Nou.

Sipas kësaj gazete sulmuesi ka pranuar të ulë rrogën dhe të rikthehet te klubi që e bëri të famshëm.

Shtuar më 25/06/2019, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori