Mendes tregon si Ferguson e afroi CR7 te Manchester United
Arsyeja kryesore e transferimit të Ronaldos në Old Trafford ishte pikërisht Ferguson dhe këtë e ka zbuluar agjenti i portugezit Jorge Mendes.

“Kam mbajtur gjithmonë mendimin se trajneri është, në fund të fundit, përbërësi më i rëndësishëm në çdo transferim. Cristiano Ronaldo është një shembull i përsosur”, ka thënë fillimisht Mendes për Sport Business.

“Çdo klub e dëshironte atë, por ata të gjithë donin që ai të kishte edhe një sezon tjetër si i huazuar te Sporting”.

“I vetmi person që dukej i gatshëm ta transferonte menjëherë ishte Sir Alex Ferguson dhe, në atë kohë, unë nuk pata dyshim se ishte zgjidhja më e mirë”.

“Vendimi im, i bërë pa u menduar dy herë, ishte se Manchester Unitedi ishte klubi ideal për të”.

“Jam i sigurt që, nëse Cristiano Ronaldo do të kishte mbetur në Sporting, ai nuk do të kishte luajtur gjysmën e ndeshjeve që ai luajti te Unitedi në sezonin e parë, në fund të së cilit, ai u votua si lojtari më i mirë i ekipit nga tifozët”, përfundoi agjenti.

Shtuar më 29/03/2020, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori