Merr fund aventura e Shaqirit te Liverpool, arrin marrëveshjen me klubin legjendar
Xherdan Shaqiri me shumë mundësi do të largohet nga Liverpuli këtë verë dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi.

Sipas lajmeve të fundit nga "TivibuSpor", në gjurmët e sulmuesit është vënë Fenerbahçe.

Madje thuhet se këta të fundit kanë pasur edhe kontakte me vetë lojtarin.

Shaqiri mësohet se ka dhënë dritën jeshile për kalimin e tij te klubi turk, ku është rënë dakord për një kontratë 3 vjeçare me 3 milionë euro në sezon dhe tashmë duhet të bindet vetëm Liverpuli për ta lënë të lirë sulmuesin.

Te Fenerbahçe Shaqiri do të gjente edhe një shqiptar tjetër, siç është Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen këtë sezon në elitën e futbollit turk.
Shtuar më 13/07/2020, ora 21:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori