Merr fund ëndrra e Tiranës, bardheblutë eliminohen nga Young Boys (VIDEO)






Tirana ka zhgënjyer totalisht! Bardheblutë e Emanuel Egbo, janë mposhtur ne “Play-Off”-in e Ligës së Europës nga Jang Bojsi me rezultatin 3-0.

Dominim i pastër i kampionëve të Zvicrës, të cilët nuk i kanë dhënë asnjë shans ekipit shqiptar, që ka qenë thuajse inekzistent në fushën e lojës.

Diferencat në fushën e lojës ishin të mëdha, teksa rastet e rrezikshme të bardhezinjve ishin me pikatoren.

Golin e parë Jang Bojs e realizoi në minutën e 42-të, ndërkohë që Nsame, shënoi më pas dopietë në minutat 52 dhe 64. Vlen të theksohet fakti se Tirana mbeti me 10 lojtarë në minutën e 66, ku Torasa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Shtuar më 01/10/2020, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori