Merr fund telenovela, Sarri prezantohet te Juventus këtë datë
Mauricio Sarri do të jetë trajneri i Juventusit dhe për këtë nuk ka më dyshime.

Kampionët e Italisë kanë kthyer sytë nga trajneri i Chelsea-t, por të cilin nuk kanë mundur ende ta prezantojnë, pasi bllokohet nga londinezët.

Situata do të ndryshojë në fundjavë dhe te Juventusi presin që të shtunën të kenë firmën në kontratë.

Këtë e ka zbuluar një person që njeh shumë mirë trajnerin italian, presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, i cili e kishte për disa vite teknikun në pankinën e skuadrës së tij.

"Ka disa probleme për Sarrin që të lirohet nga Çelsi. Ai tani po turfullon pak dhe është pesimist, por te Juventusi më kanë thënë se të shtunën mendojnë se mund të zgjidhet gjithçka", deklaroi drejtuesi i Empolit.
Shtuar më 13/06/2019, ora 08:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori