Merret peng vjehrra e bosit të Formula 1
Pëlqej
Vjehrra e kreut të Formula 1, Bernie Eccelestone raportohet se është marrë peng dhe për lirimin e saj kërkohet plot 36.5 milionë euro.

Aparecida Schunck, 67-vjeç, nëna e bashkëshortes së Ecclestonet, Fabiana Flosi, është marrë peng në Sao Paulo të Brazilit duke detyruar bosin e Formula 1 të bëjë këtë shpenzim marramendës.

Aktualisht policia dhe autoritetet lokale po punojnë për të arrestuar pengmarrësit.

Kujtojmë këtu faktin se 85-vjeçari është njeriu më i fuqishëm në sport dhe pasuria e tij përllogaritet në rreth 3.1 miliardë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2016, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori