Messi barazon rekordin e tij negativ pas 5 viteve
Leo Messi ka arritur që të barazojë rekordin e tij të mos shënimit të golave të vendosur shtatë vite më parë

Ndeshja e mbrëmshme ndaj Valencias ishte e gjashta më radhë që Leo Messi nuk shënon një gol të vetëm, shkruan Albeu.com.

Prej këtyre gjashtë ndeshjeve, pesë prej tyre nuk ka shënuar me Barcelonën dhe një me Argjentinën, në miqësoren ndaj Rusisë.

Kjo i ndodh për herë të parë Messit në shtatë vitet e fundit, pasi diçka e tillë i kishte ndodhur edhe në vitin 2012.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Messi vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në La Liga, pasi në 13 ndeshje ka shënuar 12 gola, 3 më shumë se sa Simone Zaza në vendin e dytë. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2017, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori