Messi dhe CR7, në Santiago Bernabeo për të ndjekur supersfidën River-Boca
Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë të pranishëm në Santiago Bernabeo, për të ndjekur supersfidën midis River Plate dhe Boca Juniors, e cila do të zhvillohet më 9 dhjetor, shkruan Albeu.com.


Sipas asaj që raporton e përditshmja AS, sulmuesi argjentinas tashmë i ka prerë biletat që Federata i ka dhënë atij, ndërsa portugezi i ka kërkuar te ish klubi Los Blancos.

Do të jetë hera e parë që luzitani do të kthehet në mitikun ku fitoi gjithcka, para se të largoheshe për te Juventusi.

Ndërkohë Florentino Perez do të dëshirojë që të ulet së bashku në shenjë nderimi me dy lojtarët më të mirë në botë. Ndërsa, Federata Argjentinase e Futbollit ka rënë dakord që t’u japin një respekt të privilegjuar Messit dhe Ronaldos. /albeu.com/




Shtuar më 04/12/2018, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori