Messi do të luajë sërish për Argjentinën
Messi do të luajë sërish për Argjentinën. Këtë lajm mjaft të mire e ka konfirmuar Marcelo D’Andrea, masazhisti i Argjentinës.

"Unë nuk kam asnjë dyshim se Leo do të luajë në Kupën e Botës ‘Rusia 2018. Kam shumë besim tek ai”, ka deklaruar D’Andrea.

“Ai e do ekipin kombëtar dhe ai do të bëjë gjithçka për vendin e tij. Askush nuk dinte asgjë rreth daljes në pension. Ai nuk tha asgjë në dhomat e zhveshjes”, ka theksuar ai.

Messi ka paralajmëruar se do të largohet nga futbolli ndërkombëtar pas humbjes së Argjentinës në finale të Kupës së Amerikës nga Kili. /albeu.com/


Shtuar më 02/07/2016, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori