Messi qëllimisht nuk do të zbresë në fushë? Barcelona del me njoftim zyrtar
Mediat spanjolle kanë raportuar së fundi se Lionel Messi nuk është i dëmtuar, dhe se qëllimisht po bojkoton skuadrën.

Thuhet se dështimi për të blerë Neymar e ka nervozuar shumë yllin argjentinas dhe për këtë qëllim ai nuk po i përgjigjet ftesës së skuadrës për ndeshjet e fundit.

Por Jesep Vives, zëdhënës i Barcelonës e ka mohuar këtë. Sipas tij, raportet e Leos dhe Barcelonës janë të shkëlyera.

“Nuk ka çarje të raporteve mes Messit dhe klubit. Kanalet e komunikimit midis Leos dhe klubit, si me lojtarëve të tjerë, janë të shkëlqyera. Ne jemi një klub shumë i madh, dhe ndihemi të sigurt për të folur për gjithçka” ka thënë zyrtari i Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2019, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori