"Mezi po pres të takohemi në hotel", zbulohet tradhtia e Foden
Futbollisti anglez, Fill Foden nuk po gjen qetësi nga skandalet sekuale dhe e sheh sërish veten në telashe.

Pas episodit me kombëtaren e Anglisë, ku së bashku me Grinoud futën dy vajza pa leje në dhomën e hotelit, tashmë, mesfushori i Mançester Sitit është përfshirë në një tjetër skandal. Foden është përpjekur të takohet me një tjetër vajzë në hotel edhe pse është i fejuar dhe ka një djalë me partneren e tij.


Sipas "The Sun", një vajzë, e quajtur, Laki Xhones, ka zbuluar se ka folur për disa javë me lojtarin anglez ku madje i ka dërguar edhe disa foto.

Xhones ka thënë:

"Unë i dërgova disa foto Fodenit, ku isha me të brendshme dhe atij i pëlqyen shumë”.

Vajza ka zbuluar gjithashtu një mesazh nga lojtari drejtuar asaj ku shkruhej: “Mezi pres të takohem në hotel me ty”. Foden është vetëm 20-vjeç dhe ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të qeta për të.
Shtuar më 14/09/2020, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori