Mike Tyson rrëfen tmerrin: Jam ngacmuar dhe abuzuar seksualisht
Për herë të parë boksieri shumë i njohur Mike Tyson ka rrëfyer ngacmimet e tmerrshme seksuale që ka pësuar kur ishte fëmijë, dhe që e bëri atë të nxirrte dufin dhe urrejtjen që iu krijua brenda vetes.

Ai tregon se si teksa ishte duke kaluar në rrugët e Brooklyn reth moshës 7-vjeçare, një burrë në moshë e tërhoqi nga rruga.

Babai i tetë fëmijëve ka treguar se është “ngacmuar” dhe “abuzuar seksualisht”. Tyson nuk e pa më kurrë abuzuesin e tij dhe nuk i tregoi askujt, përfshirë dhe policinë, për dekada me radhë me frikën se do të gjykohej shkruan Daily Mail.

Për herë të parë për incidentin ai ka folur në një emision televiziv se çfarë ka ndodhur. Pavarësisht kesaj ai nuk ka dashur të japë shumë detaje, pasi vazhdon të mendojë se nuk beson se është diçka që duhet ti interesojë dikujt.

Por, Mike thekson se ishte pikërisht ky incident që e ka bërë atë njeriun që është sot. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2017, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori