Fabrizio
Mikoli që në
Itali ka qenë një lojtar i njohur, ku fillimisht u zbulua te Peruxhia e më pas luajti me Juventusin, Fiorentinën e Palermon apo Benfikën e në fund në Maltë në Birkirkara, duke u bërë edhe pjesë e Kombëtares italiane, do të jetë zv.
trajner i
Dinamos, si “krahu i djathtë” i Morieros.
Ai tregon edhe njëherë historinë me
Falkonen, por edhe të shkuarën dhe synimet që ka për të ardhmen tashmë në stafin e skuadrës së
Dinamos…”
“Morieron e kam mik, është përvoja e parë si
trajner. Nëse do të duhet që Dinamo të shënojë, do të futem në fushë. Nuk kam ofertë në
Itali? Prej Falkones. Kam akademinë time dhe gjendesha shumë mirë. Erdha në Shqipëri për të punuar me Morieron, që kam mik. Nuk kam pasur oferta”.
Fjalët për
Falkonen
“Ka ndodhur në 2008, ishte ora 05:00 e mëngjesit dhe kishim fituar kampionatin. Ka 9-10 vjet që kam kërkuar falje.”
Moshat
“Identeti i klubit fillon nga të rinjtë që është përgjegjësia ime te Dinamo. Po të zgjidhja si shembull, do të veçoja Benfikën, sepse ka prodhim në madh në çdo sport”,-tha
Mikoli gjatë prezantimit sot në klubin blu.
Shtuar më 05/01/2021,
ora 22:19