Unai Emery është një nga emrat tjerë që po përmendet si kandidat i mundshëm për stolin e
Milan.
Milan po shohin për një zëvendësues të Stefano Piolit, dhe tashmë në listë ka disa emra për këtë pozitë.
Ralf Ragnick do të afrohet te
Milan, në pozitën e drejtorit
sportiv por ka zëra që thonë se ai do të jetë edhe trajneri.
Megjithatë, nëse Ragnick do të jetë vetëm drejtor
sportiv, atëherë skuadrës i duhet edhe një trajner. Kështu, ‘Sky Sport Italia’ shkruan se
Unai Emery mund të jetë një nga ta.
Shefi ekzekutiv i
Milan, Ivan Gazidis, ishte njeriu që punësoi
Emery tek Arsenal, gjat vitit 2018.
Dyshja mund të ribashkohen përsëri, kësaj radhe në ‘San Siro’, nën ngjyrat e
Milan.
Shtuar më 15/04/2020,
ora 22:54