Milani bllokohet në Parma, VAR i mohon suksesin (VIDEO)
Milan është ndalur në barazim 1-1 në Tardini, ndaj Parmës. Një ndeshje që kuqezinjtë po e fitonin me një gol të Castillejo 69, por një goditje dënimi e kthyer në gol nga Bruno Alves në minutën e fundit 89 prishi festën.

pjesën e parë ishte një ndeshje me pak raste dhe skuadrat që menduan më shumë të mbrohen. Juraj Kucka rrezikoj seriozisht portën e Milanit me një roveshatë në minutën e 19. Ndërsa Piatek u kundërpërgjigj me dy gjuajtje, por të pasakta.

pjesën e dytë Gattuso bën ndryshime, jashtë Bakayoko dhe Conti, për të hedhur në fushë Cutrone dhe Castillejo. Ky i fundit pas tre minutash në fushë shënoi golin e fitores me kokë, pas një harkimi nga Suso.

Pas 4 minutash ishte Patrick Cutrone që shënoi golin e dytë, por arbitri anësor dhe VAR e anuluan për pozicion jashtë loje të Piatek në nisje të aksionit.

minutën e 87’-t ndodhi surpriza e madhe, teksa Bruno Alves realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit.

Me këtë pikë Milani shkon në kuotën e 56 të tillave, 2 më shumë se Roma dhe 3 më shumë se Atalanta. Ndërsa Parma hedh një hap të sigurt drejt mbijetesës, me 7 pikë larg vendit të 18-t.
Shtuar më 20/04/2019, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori